Cili është formacioni i mundëshëm i ndeshjes Poloni-Shqipëri, Jasir Asani përfundon në tribunë

26 Mars 2026 | 16:12

Në mbrëmjen e sotme, në orën 20:45, në PGE Narodowy të Varshavës, Kombëtarja shqiptare sfidon Polonia në një përballje vendimtare për gjysmëfinalen e play-off-it të Kupës së Botës 2026. Për kuqezinjtë, kjo është një etapë e paprecedentë, pasi për herë të parë arrijnë në këtë fazë të garës.

Nëse Shqipëria arrin të kalojë këtë pengesë në sfidën teke, katër ditë më vonë do të luajë në transfertë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë–Suedi, me objektivin për të siguruar një vend në finalet e Botërorit që zhvillohen këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Atmosfera në Varshavë është ndezur që në orët e para të ditës, me tifozët shqiptarë që kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit polak mes këngëve dhe simboleve kombëtare. Rreth 3 mijë tifozë pritet të jenë në stadium, ndërsa shumë të tjerë kanë udhëtuar edhe pa siguruar një biletë.

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë, ku mungojnë Jasir Asani, Nazmi Gripshi dhe Klisman Cake. Asani vijon të jetë jashtë ritmit të ndeshjeve, ndërsa dy mungesat e tjera lidhen me zgjedhje taktike dhe balancimin e repartit.

Sa i përket rreshtimit, pritet që Shqipëria të zbresë në fushë me skemën 4-3-3, por me një rol të avancuar të ndryshuar në sulm. Në mungesë të një qendërsulmuesi tipik, trajneri mund të aktivizojë një “nëntë false”, rol që mund t’i besohet Nedim Bajramit. Repartet e tjera nuk pritet të pësojnë ndryshime të mëdha nga ndeshjet e fundit.

Formacion i mundshëm:

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Laçi, Asllani; Uzuni, Bajrami, Hoxha.

Historiku i përballjeve mes dy ekipeve favorizon Poloninë, me 10 fitore në 15 takime, ndërsa Shqipëria numëron dy suksese dhe tre barazime. Një prej fitoreve më të fundit të kuqezinjve është ajo e shtatorit 2023 në Tiranë, ku triumfuan 2-0.

Sfida e sotme mbetet një nga më të rëndësishmet për futbollin shqiptar, pasi një fitore do ta afronte ndjeshëm ekipin drejt një kualifikimi historik në Kupën e Botës 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Edhe Inteligjenca Artificiale parashikon fituesin e mundshëm të Kupës së Botës, cili shtet kryeson listën e kombëtareve

Norvegjia kryeson listën e kombëtareve që inteligjenca artificiale i konsideron si surprizat e mundshme të Kupës së Botës 2026, sipas një analize të publikuar nga...
17:24 | 22/06/2026

FSHF propozon ndryshime në kampionatet kombëtare, nisin konsultimet me klubet

Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur diskutimet për ndryshimin e strukturës së kampionateve kombëtare për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29. Departamenti i Garave dhe Komisioni...
14:25 | 22/06/2026

Kepi ​​i Gjelbër vazhdon historinë e jashtëzakonshme të Kupës së Botës me barazim me Uruguain

Pasi i kënaqi tifozët me barazimin 0-0 me Spanjën në ndeshjen e tyre të parë, Kepi i Gjelbër mori një epërsi të jashtëzakonshme kundër Uruguait...
10:32 | 22/06/2026