Vance nga Zvicra: Plani për një marrëveshje finale me Iranin ka përparuar
Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se është arritur “përparim i mirë” në bisedimet për një udhërrëfyes drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve. Përparimi përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, përfundimin e luftimeve në Liban dhe lejimin e vizitave të inspektorëve ndërkombëtarë bërthamorë në Teheran.
“Ne vendosëm një themel shumë të mirë për një marrëveshje të suksesshme përfundimtare”, u tha Vance gazetarëve më 22 qershor në resortin Burgenstock në Zvicrën qendrore, pasi bisedimet mes palëve u zhvilluan gjatë gjithë natës.
“Marrëveshja përfundimtare është shtëpia. Ne vendosëm themelet; nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë, por e kemi krijuar një bazë të suksesshme për të arritur një rezultat të mirë për popullin amerikan”, tha ai.
Pak hollësi kyc janë bërë të ditura, por marrëveshja duket se pasqyron synimet ambicioze të shpallura në memorandumin e mirëkuptimit (MOU) të nënshkruar javën e kaluar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit.
Ky memorandum la të hapura për interpretim shumë nga kushtet e një marrëveshjeje me 14 pika.
Vance tha se Teherani është pajtuar ta lejojë kthimin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në vend dhe se palët kanë punuar për krijimin e një “mekanizmi bashkërendimi” për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit për transportet energjetike, si dhe për pastrimin e minave në zonë, me qëllim shmangien e ndërprerjeve në rrjedhat globale të naftës dhe gazit.
Australi, kapet sasia rekord prej 2.7 tonë kokainë (VIDEO)
Kina nis hetimet, pretendohet për prani të kimikateve në pelenat e foshnjave
Netanyahu: Qëndrimi im është i vendosur ndaj Libanit, për aq kohë sa të jetë e nevojshme
- 18:41 Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
- 18:35 Lamine Yamal në histori, hyn në 10 golashënuesit më të rinj të Kupës së Botës
- 18:31 Sot dita e 23-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 18:11 BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave
- 17:59 Gjermania për protestat: Një e drejtë e qytetarëve, por janë çështje e brendshme e Shqipërisë (VIDEO)
- 17:58 Australi, kapet sasia rekord prej 2.7 tonë kokainë (VIDEO)