Analisti Çipa i prekur nga kultura 30-vjeçare e zgjedhjeve në Shqipëri
Ka ardhur momenti që në Shqipëri të ndryshojë kultura zgjedhore, tha analisti Aleksandër Çipa në studion e “Ilva Now”, ku theksoi se nuk duhet t’u qasemi më zgjedhjeve si përpara tri dekadash.
“Ne duhet të ikim nga kjo kohë, nga kjo normë. Duhet të ikim se kanë ndryshuar tri gjenerata. Ne kemi qenë studentë në 1991, tani fëmijët tanë janë studentë. Pse, të njëjtën kulturë zgjedhore do të kenë edhe fëmijët tanë si ne? Po kjo është e tmerrshme”, u shpreh z. Çipa.
Aleksandër Çipa tha se në vend, prej kohësh nuk po përdoret dialektika, gjë që e pengon shumë procesin zgjedhor.
“Më duket sikur ne kemi ndaluar dialektikën. I kemi thënë qëndro këtu, qëndro në stanacionin tënd”, tha analisti i njohur.
Për analistin Çipa kultura e zgjedhjeve në Shqipëri është e ndotur, ndaj edhe e kemi shumë të vështirë që të bëjmë dallimin midis të mirës dhe të keqes dhe nuk dimë nëse këto zgjedhje kanë shkuar mirë apo jo.
“Dua t’i mëshoj ne tri fjali kulturës së ndotjes që ka përzier edhe të mirën edhe të keqen dhe ne nuk gjejmë dot as diferencën”, u shpreh z. Çipa.
Aleksandër Çipa listoi tri gjëra që sipas tij janë primare për të dalluar se si kanë shkuar zgjedhjet e 25 prillit.
“Unë do të dëshiroja pos aktit zgjedhor të kishte tri gjëra: Të certifikohen se nuk janë certifikuar. Të vijë raporti përfundimtar i OSBE ODIHR se e kemi pranuar në mënyrë konsistente që është arbitër. Së treti, unë nuk pres që SPAK të fillojë ditën e votimeve procesin e hetimit. Mirëpo kërkesa e opozitës që thotë na jepni video që të shohim, kjo është një kërkesë e drejtë”, tha Aleksandër Çipa.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit