‘Cirku fluturues’ triumfon në Francë, Fatos Berisha: Befasi që fituam në një festival të filmave të luftës

8 Tetor 2020 | 08:21

Filmi me metrazh të gjatë, “Cirku Fluturues” me skenar dhe regji të Fatos Berishës ka triumfuar edhe në festivalin “War on Screen” në Francë, duke u shpërblyer me çmimin kryesor. 

Ky film artistik është komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë të fundit të viteve ‘90 e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

Regjisori Fatos Berisha tha për Euronews Albania se filmi mbështet mbi një skenar të shkruar nga përvoja e tij personale.

Ai tha se kishin mbetur të befasuar, por edhe të kënaqur nga kjo arritje, pasi filmi mori çmimin e parë në një festival të filmave të luftës, edhe pse siç tha lufta nuk duket në asnjë pjese të filmit, por është lajtmotivi që e ndjek të gjithin.

Ajo që na befasoi, por edhe na erdhi mirë, është se e kemi menduar filmin tonë si një komedi të zezë dhe jo të luftës, edhe pse lufta është lajtmotiv që ndjek të gjithin.

“E fituam çmimin e parë, që ishte një gëzim për ne. Festivali nuk është prej më të mëdhenjve, por është i rëndësishëm, sepse juria kishte një nivel të lartë dhe përbëhej nga artistë të njohur. Kishim konkurrencë edhe nga filma që kanë fituar në festivalin e Kanës apo Torontos.

Një tregim i Kosovës, sidomos në situatën e vështirë politike që po kalon, është një lajm i mirë për të gjithë dhe jo vetëm për mua”, tha regjisori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026