Cirku Kombëtar pa çadër, shfaqja “Piter Pan” vihet në skenë te Teatri Kombëtar

5 Janar 2026 | 16:34

Në një kohë kur Cirku Kombëtar ka mbetur pa çadrën e tij që prej vitit 2021, shfaqjet po zhvillohen në skenën e Teatrin Kombëtar.

Shfaqja “Piter Pan dhe aventurat në ishullin e Kurrkundit” është premiera e re e Cirkut Kombëtar, ku ushtrimet akrobatike, realizohen në të njëjtën hapësirë ku interpretohen edhe shfaqje teatrore.

“Është një histori e brezit tonë, ne jemi rritur me këtë histori, prandaj mendoj se ka prekur pak nostalgjinë e brezit tonë dhe prindërve të ri që sjellin fëmijët për të parë shfaqjen. Ka ardhur në formën e cirkut me akrobacira shumë të këndshme. E kemi sjellë me shumë dashuri dhe e kemi sjellë në formën më të mirë të mundshme, të përshtatur në variantin e cirkut kombëtar”, thotë Olta Ahmetaj, drejtuese artistike.

Një udhëtim magjik mes fantazisë, guximit dhe ëndrrave që nuk plaken kurrë, do të shfaqet për publikun për gjatë gjithë javës.

“Do të jetë gjatë gjithë javës në skenën e ArtTurbinës, e vetmja skenë që arriti të mundësonte kushtet teknike deri diku, të përshtatura për të sjellë një shfaqje të denjë, por edhe kështu është shumë përrallore”, shprehet Ahmetajt.

Hapësirat e pamjaftueshme dhe kushtet teknike, janë bërë pengesë që shumë shfaqje të mos udhëtojnë jashtë kryeqytetit.

“Flasim gjithmonë për kushtet teknike, në momentin që do realizohej është e mundur të shkojë nëpër rrethet e Shqipërisë. Kemi bërë turne me aktivitete. Po të bënim bashkëpunime për kushte teknike më të mira, do të ishte akoma një punë më e mirë dhe artistët e cirkut do kënaqeshin më shumë”, thotë drejtuesja artistike.

Hapësira ku dikur ishte vendosur Cirku Kombëtar në qendër të Tiranës, sot shfrytëzohet privatisht për parkim duke detyruar artistët të përshtatin hapësirat e kufizuara të teatrove.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026

Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në Kolonjë

Për dy netë me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur Festivali Kombëtar i Sazeve, ku grupe folklorike nga gjithë Shqipëria performuan këngët dhe vallet...
20:51 | 23/06/2026