Cirku Kombëtar pa çadër, vendimi për lirimin e truallit pa prezencën e palës mbrojtëse

26 Korrik 2021 | 20:44

Vendimi që Cirku Kombëtar të lirojë truallin është marrë pa qenë prezentë përfaqësia e tyre. Sipas artistëve pala mbrojtëse, në këtë rast Ministria e Kulturës nuk ka pasur informacion për mbajtjen e seancës gjyqësore mbi pronësinë e truallit ku ndodhet Çadra e Cirkut.

“Ka marrë një sipërfaqe toke prej 1073 metrash ku ndodhet çadra e Cirkut Kombëtar. Prej ditësh ne kemi bërë publike edhe në media një fenomen dhe një problem të tillë, ku kemi parë që nuk është mbrojtur dhe nuk është paraqitur në seancën gjyqësore pala e Ministrisë së Kulturës”, tha Julian Kazazi, kryetar i Sindikatës së Artistëve.

Në një takim të zhvilluar me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Kulturës, këtë të hënë, ata kanë vendosur që këtë problem të kahershëm ta adresojnë në të gjitha hallkat e gjyqësorit.

“Duke qenë se Ministria e Kulturës nuk ka marrë informacionin në kohën e duhur, jemi brenda afateve për ta apeluar vendimin e 2019, që i takon 1073 metrave tokë. Nëse e kthejmë në vlerë monetare, janë 5 mln euron pronë publike, e qytetarëve shqiptarë, jo e Cirkut Kombëtar. Do t’i drejtohemi edhe SPAK, sepse normalisht nuk mund të  bëhet një gjyq për një pronë 5 mln euro dhe askush të mos dijë asgjë në këtë vend “, u shpreh Xhejms Kodra, akrobat.

Një javë më parë zyra e përmbarimit, kërkoi uljen e çadrës dhe lirimin e truallit ndaj pronarit, si dhe vendosi bllokimin e buxhetit të cirkut, ndërsa vetë artistët për këtë problem, që e lë cirkun pa një vend, nisën një shkresë zyrtare në Kryeministri dhe Presidencë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026