City ‘shkërmoq’ Bajernin, Interi hap të sigurt drejt gjysmëfinales

12 Prill 2023 | 10:17

Manchester City ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola shënoi fitore 3-0 ndaj Bayern Munichit.

Manchester City e mbylli pjesën e parë me epërsi minimale, falë një goli të bukur të shënuar nga Rodri nga distanca, në minutën e 27-të.

Dy golat tjerë për vendasit erdhën në pjesën e dytë dhe brenda shtatë minutave.

Fillimisht shënoi Bernardo Silva në minutën e 70-të, kurse Erling Haaland në minutën e 77-të. Erling Haaland ka regjistruar një tjetër rekord të madh duke shënuar 45 gola në këtë sezon në të gjitha garat. 22-vjeçari është bërë futbollisti me më së shumti gola të shënuara brenda një sezoni nga një klub i Premier Ligës, përfshirë të gjitha kompeticionet.

Në ndeshjen tjetër Benfika-Inter, italianët shënuan një fitore të pastër duke hedhur nje hap drejt kualifikimit për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë çerekfinale të kësaj gare, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi 2 gola

Golat e fitores Inter i shënoi  gjatë pjesës së dytë.

Nicolo Barella shënoi fillimisht me kokë në minutën e 51-të, teksa Romelu Lukaku u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 82-të.

Ndeshjet  e kthimit do të zhvillohen më daët 19 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026