Çlirohet turizmi, së shpejti nis vaksinimi i punonjësve të hoteleve e guidave
Punonjësit e turizmit përfshihen në planin e shpejtë të vaksinimit kundër COVID-19. Me këtë plan, vendi ynë bëhet i pari në rajon që synon të krijojë mbrojtje dhe siguri për turistët, ndërsa është mirëpritur nga tur-operatorët dhe shoqatat e biznesit.
Prej disa muajsh, shoqatat dhe operatorët turistikë, të cilët kanë përjetuar krizën më të madhe përgjatë viteve të fundit, kanë kërkuar që t’i jepet përparësi stafeve që mirëpresin turistët. Një kërkesë e tillë, duket se do të vihet në zbatim, teksa ministri Blendi Klosi ka njoftuar se kjo kategori do të përfshihet në planin e shpejtë kalendarik. Iniciativa është përshëndetur nga përfaqësues të biznesit.
Kryetari i shoqatës së Operator, Rexhep Kasmi, u shpreh se vaksinimi është zgjidhja e duhur për të afruar turistët potencialë.
“Si iniciativë ne e përshëndesim dhe është pikërisht ajo që neve na duhej për të dhënë një mesazh ashtu siç është edhe qëllimi i këtij vaksinimi, tek turistët që ne presim. Është një luftë e ashpër për të përfituar çdo turist që do të arrijë të lëvizë në këtë periudhë”, tha z. Kasmi.
Ndërkohë, përfaqësues të biznesit tha se shpresojnë që kjo nismë të përfshijë edhe vendet e tjera të rajonit e më gjerë.
“Jam i sigurt se kjo ide do të vidhet nga Greqia, Italia e Spanja, sepse vërtet është një sinjal që u jep siguri turistëve për të ardhur dhe për t’iu përgjigjur ofertës financiare që përgjithësisht Shqipëria e ka”, u shpreh Luan Bregasi
Sipas planit të paraqitur, do të jenë stafet e hoteleve punonjësit e guidave profesionale, dhe ata që mirëpresin turistë në muze e vende historike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta