Çmimet “Bafta”, triumfojnë ‘The End of the F***ing World’ dhe ‘Chernobyl’
Akademia Britanike e televizionit – BAFTA, ka ndarë çmimet për filmat më të mirë të vitit 2020 në një studio të boshatisur, pa audiencë apo yjet e kinemasë. Për shkak të situatës me koronavirusin, fituesit I kanë pranuar çmimet nga shtëpia e tyre me anë të video-mesazheve.
“The End of the F***ing World” u vlerësua me çmimin e serialit më të mirë dramë ndërsa mini-seriali “Chernobyl”, që në qendër të ngjarjeve të tij ka një nga katastrofat më të mëdha të bëra nga njeriu dhe gjithë sakrificat e bëra për të shpëtuar Evropën nga kataklizma rrëmbeu çmimin e serisë më të mirë.
Aktori Jared Harris u nderua për rolin kryesor në performancën e tij në “Chernobyl” ndërsa Glenda Jackson mori çmimin kryesor për rolin e saj në filmin “Elizabeta mungon”.
Ndër çmimet më të veçanta të mbrëmjes, Specialja e Baftës, shkoi për aktorin Idris Elba.
Në kategorinë e aktorëve mbështetës fituan Naomi Ackie dhe Will Sharpe, të dy në role për filmin “The end of the fucking world”.
Çmimet britanike Bafta konsiderohen thuajse si homologe të atyre Oskar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në 2 shkurt janë ndarë çmimet për kinematografinë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen