Çmimet e kripura për banesat, eksperti: Ka pastrim parash në ndërtim

30 Gusht 2022 | 14:52

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho tha në një intervistë për Euronews Albania se ekziston fenomeni i pastrimit të parave në ndërtim, por nuk kryesojmë listën.

“Çmimet janë shumë të larta dhe qartazi duket një aksion paraje që nuk vjen nga rrogat apo të ardhurat e parashikuara dhe të deklaruara të individëve, por ka burime të dyshimta,” – u shpreh eksperti.

Sipas Spahos, Tirana nuk është  një nga kryeqytetet globale të pastrimit të parave.

“E para është Londra, pastaj vijnë qytetet e tjera,” – shtoi ai.

Në pjesën qendrore të Tiranës, një metër katror po shitet deri në 5000 euro.

Rritja e shpejtë lidhet me kostot e shtuara në ndërtim, të cilat janë dyfishuar këtë vit, sipas ndërtuesve nga 400 në 800 euro për metër katror.

Po ashtu, për çmimin e shitjes, po ndikojnë edhe karburantet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026