Çmimi i madh i Rusisë në Formula 1, Bottas i pari në prova, zhgënjen Hamilton
Valtteri Bottas regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e parë të provave të lira, para Çmimit të Madh të Formulës 1 në Rusi.
Pas pilotit të Mercedezit u rendit Daniel Ricciardo i skuadrës Reno. Paraqitje të mirë bënë dhe Max Verstappen i Red Bull dhe Sergio Perez e Lance Stroll të Racing Point, të cilët ishin në 5 vendet e para.
Gjashtë herë kampioni Lewis Hamilton ishte shumë larg pritshmërive. Britaniku i cili është vetëm një sukses larg barazimit të rekordit të legjendës Michael Schumacher me 91 suksese, u rendit në vendin e parafundit, paçka se bëri vetëm pak xhiro.
Po kështu, zhgënjyen sërish pilotët e Ferrarit, duke dëshmuar se ky nuk është sezoni i tyre. Sebastian Vettel u rendit në vendin e nëntë, ndërsa Leclerc nuk shkoi më larg se vendi i 11-të.
Gara e kësaj fundjave në Sochi do të jetë e para për këtë edicion që do të zhvillohet në praninë e një numri të reduktuar tifozësh, të cilët duhet të zbatojnë një sërë rregullash kundër COVID.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta