Çmimi i Nobelit për Letërsinë i shkon poetes amerikane Louise Glück

8 Tetor 2020 | 11:03

Poetja amerikane Louise Glück është fituesja e Çmimit Nobel për Letërsinë.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të Akademisë Suedeze të cilët e kanë vlerësuar poeten për “zërin e saj poetik të pagabueshëm, i cili me bukurinë e rreptë e kthen ekalezëistenciel”.

E lindur më 1943, Glück ka fituar një sërë çmimesh në Shtetet e Bashkuara, përfshirë këtu edhe Çmimin prestigjioz “Pulitzer”.

Autorja shpesh frymëzohet nga përvojat personale dhe përshkruhet si një poete autobiografike.

Çmimi letrar ishte pushtuar nga polemika gjatë viteve të fundit. Në 2018, ceremonia u shty pasi Akademia Suedeze, trupa që përzgjedh fituesit, ishte pre e akuzimeve për abuzimeve seksuale, ndërsa disa anëtare dhanë dorëheqjen.

Në 2019, çmimi prestigjioz për letërsinë iu dha austriakut Peter Handke duke shkaktuar valë protestash.

Handke është mbështetës i fortë i trupave serbe gjatë luftërave ballkanike në vitet 1990.

Ceremonia e Çmimeve Nobel u bojkotua asokohe nga disa shtete, përfshi Shqipëria, Bosnja dhe Turqia.

Në vitin 2015, triumfoi Svetlana Alexievich, e cila së fundmi tërhoqi vëmendjen e medias si pjesë e këshillit koordinues të opozitës së Bjellorusisë.

Së shpejti pritet të shpallen dhe çmimi prestigjioz për paqen dhe ekonominë.

 

Lexoni gjithashtu:

Çmimi Nobel në Letërsi, mes kandidatëve edhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare

Ndahen çmimet Nobel për Letërsinë, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke shpallen fitues

Shqipëria dhe Kosova bojkotojnë ceremoninë e çmimit Nobel

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026