Çmimi Nobel në Letërsi, mes kandidatëve edhe shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare
Pas disa vitesh të mbushura me polemika dhe skandale, Akademia suedeze bën me dije sot çmimin Nobel në Letërsi.
Edhe këtë vit mes kandidateve është edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
Ndër kandidatët që përfliten si fitues të mundshëm të Nobelit në Letërsi për këtë vit janë nga Kenia, Thiong’o, poetja nga Kanadaja Anne Carson dhe novelisti i njohur japonez, Haruki Murakami.
Kujtojmë se në vitin 2018 Akademia Suedeze u trondit nga akuzat për abuzim seksual, çka bëri që gjatë këtij viti të mos kishte një fitues.
Në vitin 2019 akordimi i çmimit për shkrimtarin Peter Hendke shkaktoi polemika të shumta, pasi ai cilësohet si një mbështetës i fortë i serbëve gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990.
Disa shtete, përfshirë Shqipëria, në shenjë protestë kërkuan që ky çmim të anulohej për shkrimtarin austriak.
Muaji tetor mund të cilësohet muaji i çmimeve Nobel, pasi jepen çmime për fusha të ndryshme. Gjatë kësaj jave janë dhënë çmimet për mjekësinë, fizikën dhe kiminë. Pritet që në ditët në vijim të jepen çmimet Nobel për Paqe dhe Nobel në shkencat ekonomike.
Lexoni gjithashtu:
Ismail Kadare nderohet me Çmimin Ndërkombëtar ‘Neustadt’ për Letërsinë
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti