Çmontohet kupola e re e mafies italiane të Cosa Nostra-s, mbi 180 të arrestuar
Autoritetet ligjzbatuese italiane kanë kryer të martën një seri bastisjesh për të goditur klanet e Mafies që veprojnë në qytetin e Palermos dhe rrethinat e tij, duke arrestuar mbi 180 persona.
Mbi 1.200 oficerë u përfshinë në operacionin masiv, që sipas karabinierëve italianë synonte çmontimin e sistemit të ri të Cosa Nostra-s, ose Kupolën e saj.
Një numër i konsiderueshëm bosësh mafiozë janë liruar nga burgu në muajt e fundit, por hetuesit thonë se edhe ata që janë ende prapa hekurave kanë përdorur telefona celularë të kriptuar për të vijuar aktivitetet nga qelia.
Gjithashtu, ata kanë zbuluar se organizata Cosa Nostra ka përditësuar praktikat e kumbarëve që e kanë themeluar dhe nuk takohen më kokë më kokë si dikur, por përmes mënyrave të shumta që ofron teknologjia.
Kështu, një bos lokal kishte arritur që nga arratia të mbante ende në duar frenat e aktiviteteve kriminale në zonën e tij – kanë sqaruar karabinierët.
Autoritetet kanë deklaruar se kanë arritur të deshifrojnë një pjesë të bisedave të koduara të anëtarëve të organizatës përmes çimkave të vendosura në qelitë, banesat dhe automjetet e tyre.
Megjithatë, ato nuk kanë arritur të zbërthejnë të gjithë skemën e komunikimeve dhe efektet e operacionit kanë qenë të kufizuara.
Sipas mediave italiane, operacioni i së martës u ekzekutua në orët e para të mëngjesit, duke vënë në shënjestër familjet mafioze të Palermos, që marrin emrin nga zona që mbulojnë si Tomazo di Natale në veri, Porta Nuova në qendër, apo San Lorenco, Bageria, Paliareli, etj.
Autoritetet kanë shtuar se të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, si “pjesëmarrje në organizatë mafioze”, “trafik droge”, “tentativë vrasjeje” dhe krime të tjera përmes përdorimit të armëve të zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit