CNN: Rusia testoi raketën balistike “Satan II” ditën që Biden vizitoi Ukrainën

22 Shkurt 2023 | 12:16

“Rusia kreu një test të një rakete balistike ndërkontinentale që dështoi ditën kur Presidenti Joe Biden vizitoi Ukrainën”, shkruan CNN.

CNN citon dy zyrtarë amerikanë të cilët thane ndër të tjera se Moska kishte informuar Uashingtonin përpara testit përmes “linjave të de-përshkallëzimit” dhe se autoritetet amerikane vlerësuan se testi nuk përbënte rrezik.

Zyrtarët bënë fjalë për testimin e një rakete SARMAT, e njohur në vendet perëndimore me pseudonimin Satan II . Kjo raketë ka aftësinë të mbajë koka të shumta bërthamore.

Koha e saktë e testit nuk është plotësisht e qartë, pasi një burim i cituar nga CNN tha se testi u zhvillua pak para mbërritjes së Bidenit në Ukrainë, ndërsa një burim tjetër thotë se testi u zhvillua të hënën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vizita e paparalajmëruar  e Bidenit në Ukrainë ,e para prej se Rusia nisi pushtimin e këtij vendi gati një vit më parë  nënvizoi edhe një herë mbështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Biden u takua më 20 shkurt me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Pallatin Mariyinskiy në qendër të kryeqytetit ukrainas.

“Një vit më vonë, Kievi qëndron në këmbë”, tha Biden, duke folur nga një podium i dekoruar me flamuj të SHBA-së dhe Ukrainës.

“Dhe, Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”.

“Ukraina qëndron në këmbë. Demokracia qëndron. Amerikanët qëndrojnë me ju dhe bota qëndron me ju”, tha ai.

Ai shtoi se SHBA-ja po përgatit një dërgesë të re të “pajisjeve kritike” për Ukrainën, e cila, siç tha, do të përfshijë municione artilerie dhe radarë të mbikëqyrjes ajrore, në vlerë prej 500 milionë dollarësh. Biden paralajmëroi edhe sanksione të reja kundër shtetit rus.

SHBA-ja është ndër ofruesit më të mëdhenj të ndihmave për ushtrinë ukrainase. Që nga fillimi i pushtimit rus, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Uashingtoni i ka dërguar pajisje mbrojtëse dhe logjistike në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026

Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite

Mbretëria e Bashkuar dënoi ashpër sulmet e rebelëve Huthi ndaj cisternave saudite të naftës, duke i cilësuar ato si një kërcënim serioz për jetën, mjedisin...
19:59 | 23/07/2026

Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta

Tivissa Donkey Firefighters , një organizatë jofitimprurëse në Katalonjën jugore, rehabiliton gomerët e keqtrajtuar dhe të braktisur dhe i punëson ata si “zjarrfikës” në këtë...
19:46 | 23/07/2026