Coldplay, Shakira e Miley Cyrus i përgjigjen thirrjes globale të liderëve botërore në një koncert bamirësie

22 Qershor 2020 | 13:10

Liderët globalë janë duke bashkuar forcat me një grup artistësh ndërkombëtarë, duke përfshirë Shakira, Coldplay dhe Miley Cyrus, për një ngjarje historike në 27 qershor, e cila synon të mbledhë të ardhura të cilat do të shkojnë në luftën kundër COVID-19.

Iniciativa shënon përfundimin e fushatës “Qëllimi Global: Bashkohuni për të Ardhmen Tonë”, nismë e BE-së dhe grupit të aktivistëve të “Global Citizen” për të dhuruar fonde për vaksinën e coronavirus dhe për të ndihmuar në rindërtimin e komuniteteve të prekura nga pandemia.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se ngjarja do të jetë një “moment i mirëqenë e i rrallë i bashkimit global” duke shtuar se “artistët kanë fuqinë për të frymëzuar për ndryshim”.

“BE është plotësisht e angazhuar për të siguruar qasjen në mënyrë të drejtë e të përballueshme për vaksinën, sa më shpejt të jetë e mundur e për këdo që ka nevojë. Së bashku, unë e di që mund ta bëjmë këtë botë një vend më të sigurt”, tha ajo.

Ngjarja e 27 qershorit do të kulmojë me një koncert që do të prezantohet nga aktori Dwayne “The Rock” Johnson dhe Ursula von der Leyen.

Përveç artistëve të përmendur më parë do të ketë performanca edhe nga Usher, Jennifer Hudson, Justin Bieber. Quavo, J Balvin, Chloe x Halle, Yemi Alade, dhe Christine and the Queens. 

Koncerti do të mbahet në mbrëmje, por ora e saktë nuk është konfirmuar ende.

Koncerti do të mund të shihet edhe në portalin e Komisionit të BE dhe në faqet respektive të Facebook, Twitter dhe Youtube.

Avokatë ndërkombëtarë, ekspertë, artistë dhe aktivistë si Angelique Kidjo, Melinda Gates, Dr. Vin Gupta, Ken Jeong and Kate Upton do i bashkohen diskutimit.

Nisma Qëllimi Global: Të Bashkohemi për të Ardhmen Tonë, mbledh të ardhura për zhvillimin e vaksinës, testiming dhe trajtimin e personave të prekur me COVID-19.

Nisma e BE “Coronavirus Global Response” ka mbledhur deri më tani pothuajse 10 miliardë euro

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026