Colella me sytë drejt Laçit, por me mendjen te përballja me Egnatian
Partizani kërkon të lërë pas humbjen ndaj Egnatias, teksa kundërshtari i radhës është Laçi.
Kurbinasit janë jo pak të rrezikshëm në fushë, ndërkohë vijnë pas dy fitoreve radhazi, të fundit ndaj Teutës në Niko Dovana.
Trajneri Giovani Colella duket se nuk e ka harruar humbjen në ‘Arena Egnatia’, të cilën e ka konsideruar një shpullë në fytyrë.
“Nuk e kam në dorë sferën e kristalit. Nëse do të kisha diçka të tillë nuk do të punoja këtu çdo ditë e çdo javë. Mendoj se skuadra ime është e re dhe ka shumë karakter. Ndonjëherë shihemi në pasqyrë dhe kur e bëjmë këtë themi sa të mirë e sa të fortë jemi, porn ë atë moment marrim dhe ndonjë shpullë siç ndodhi ndaj Egnatias”, u shpreh Colella.
Italiani pohon se e njeh mirë skuadrën e Laçit, ndërkohë nuk e ndjen aspak presionin e ndjekësve.
“E njoh mjaft mirë Laçin, pasi u përballa dhe në fazën e parë. Laçi ka ndryshuar diçka. Nuk e nisi mirë, por tani ka ndryshuar mënyrën e lojës dhe besoj do të jetë një ndeshje tjetër. Momentalisht nuk është se më preokupon presioni nga Tirana dhe skuadrat e tjera. Ne do të përballemi gjatë gjithë sezonit me të njëjtët kundërshtarë, unë kërkon mentalitetin jo vetëm ndaj Laçit, por ndaj çdo skuadre tjetër”, tha ai.
Ndeshja e fazës së parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me fitoren minimale të të kuqve, ndërsa goli u shënua nga Xhuliano Skuka.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor