“Conference League”, Laçi e Prishtina kalojnë në fazën e tretë, eliminohen Partizani dhe Drita
Laçi e Prishtina ia dolën të kualifikohen për në fazën e tretë eliminatore të “Conference League”, ndërsa Partizani dhe Drita u eliminuan.
Prishtina e siguroi kualifikimin edhe pse humbi 4-2 ndaj uellsianëve të Connahs. Bardhekaltërit e Kosovës kishin fituar ndeshjen e parë 4-1 dhe në turin tjetër luajnë përballë norvegjezëve të Bodo/Glimt.
Në ndeshjen tjetër Laçi rezistoi deri në fund përballë rumunëve të Universita Craiova duke u kualifikuar pavarësisht rezultatit 0-0. Bardhezinjtë e trajnerit Shpëtim Duro e patën fituar 1-0 ndeshjen e parë të luajtur në Shqipëri dhe në fazën tjetër luajnë përballë Anderlechtit.
Partizani nuk ia doli të shënonte qoftë dhe një gol në ndeshjen e kthimit kundër Bazelit, e vlefshme për kualifikueset e “Conference League”.
Skuadra e trajnerit Ilir Daja humbi 2-0 në “Elbasan Arena” dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-0 eliminohet nga kualifikueset për në kupat e Evropës.
Golat për nën-kampionët e Zvicrës i realizuan Valentin Stocker dhe Arthur Cabral.
Edhe Drita e Kosovës u eliminua nga Feyenoord në Holandë, mirëpo këta ishin në avantazh 2-1 në pjesën e parë dhe ëndërruan për një kualifikim të beftë deri sa skuadra vendase përmbysi gjithçka në 3-2 falë 23-vjeçarit Guus Til, i cili realizoi tregolësh.
Laçi e Prishtina i bashkohen Teutës, e cila u kualifikua të mërkurën. Durrsakët do të luajnë përballë irlandezëve të Shamrock Rovers.
Ndeshjet e para luhen më 5 gusht dhe të kthimit një javë më vonë më datë 12.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta