COP-26: Biden kërkon falje për Trump, Macron dhe të tjerët premtojnë veprim
Liderët e vendeve me ekonomitë më të mëdha dhe me emetimet më të larta të karbonit u zotuan të hënën në samitin COP-26, që nisi punimet në Glasgou, se do të veprojnë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së klimës.
Presidenti amerikan Joe Biden u përpoq të garantonte homologët se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë premtimin e tyre për të shkurtuar emetimet e gazit me më shumë se gjysmën e tyre brenda dekadës, edhe pse politikat për të arritur këtë objektiv mbeten të paqarta.
Biden, i cili pason në detyrë Donald Trump, kërkoi ndjesë për tërheqjen që ky i fundit i bëri Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit, kur tha se “Amerika jo gjithmonë kishte qenë një shembull për t’u marrë lidhur me çështjen e klimës”.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se negociatat që do të zhvillohen gjatë samitit duhet të rrisin ambiciet e vendet të tjera, që nuk kanë bërë mjaftueshëm për të mbajtur mesataren e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius.
Macron tha gjithashtu se marrëveshjet tregtare që nënshkruhen sot mes vendeve të ndryshme nuk mund t’i injorojnë më angazhimet për klimën.
Ndërsa kryeministrat e Kanadasë dhe Spanjës, Justin Trudeau dhe Pedro Sanchez njoftuan planet e tyre për të tkurrur emetimet nga nafta dhe gazi dhe për të financuar investimet në energjinë e pastër brenda vitit 2025.
Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se, natyra nuk mund të paguajë më çmimin e biznesit.
I shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së COVID-19, samiti COP-26 synon të mbajë të gjallë objektivin për mbajtjen e temperaturës mesatare globale në 1.5 gradë Celsius.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës