“Copa America”, Brazili kalon në gjysmëfinale duke mundur Kilin
Brazili siguroi gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës (Copa America) duke mundur 1-0 Kilin në “Estadio Olimpico Nilton Santos” të Rio De Zhaneiros.
Përfaqësuesja e trajnerit Tite iu fal golit të Lucas Paqueta në fillim të pjesës së dytë, ndërsa më pas e pa veten në vështirësi kur Gabriel Jesus u ndëshkua me karton të kuq.
Kili përfitoi nga diferenca numerike dhe realizoi barazimin në minutën e 62-të, mirëpo realizimi i Edu Vargas rezultoi në pozicion jashtë loje, gjë që u gjykua falë video-asistencës (VAR).
Pavarësisht përpjekjeve në fund Brazili e ruajti rezultatin dhe kështu shkon në gjysmë-finale ku përballë, më 6 korrik, do të ketë Perunë. Kjo e fundit mposhti 4-3 Paraguain.
“Copa America” zhvillohet në Brazil këtë vit pas problemeve që hasi Kolumbia apo dhe Argjentina si vende organizatore. Përfaqësuesja e Neymarit synon të mbrojë titullin kampion, të cilin e fitoi në vitin 2019.
Brazilianët e kanë fituar 9 herë këtë trofe dhe mbeten pas Uruguait (15) dhe Argjentinës (14). Këto të fundit mund të përballen me njëra-tjetrën në gjysmëfinale nëse mposhtin Ekuadorin dhe Kolumbinë në ndeshjet e radhës.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta