COVID-19, brenda pesë ditëve kanë humbur jetën 59 persona në Kosovë, mes tyre një grua shtatzënë
COVID-19 është përhapur gjerësisht në Kosovë.
Nga të dhënat ditore të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga dita e dielë e deri më tani janë shënuar 59 viktima nga koronavirusi.
KosovaPress shkruan se gjatë ditës së djeshme në Mjekimin Intensiv Qendror COVID në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur edhe një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit. 29-vjeçarja ishte e diagnostikuar me COVID-19.
Më 22 nëntor IKSHPK raportoi për 10 të vdekur për 707 raste të reja me COVID-19 që u shënuan të dielën. Të dielën u shëruan 550 persona nga ky virus.
Më 23 nëntor në vend u shënuar 12 vdekje dhe 645 raste të reja me koronavirus. IKSHPK njoftoi edhe për shërimin e 353 personave të cilët e mposhtën virusin korona.
Ndërkaq më 24 nëntor u raportua për vdekjen e 13 personave si shkak i infektimit me koronavirus. IKSHPK në raportin ditori raportoi edhe për shërimin e 609 personave që ishin infektuar me COVID-19.
Më 25 nëntor u shënuan 9 vdekje dhe 704 raste të reja me COVID-19. Më 26 nëntor, të enjten u raportua për 775 raste të reja me COVID-19.
E të enjten u raportua edhe për vdekjen e 15 personave si shkak i këtij virusi.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta