COVID-19 i merr jetën mjekut Gerond Husi
13 Mars 2021 |
13:57
Mjeku endokrinolog në QSUT, Gerond Husi ka humbur jetën për shkak të COVID-19.
Ministjra e Shëndetësisë dhe e mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliun ka publikuar lajmin në Facebook, ku ka shprehur dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të doktor Husi.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar dhe postimet e shumta nga kolegët, që kanë shprehur hidhërimin për ndarjen e parakohshme nga jeta të doktorit 50-vjeçar.
Ndërkohë në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19.
Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 16 persona.
Ndërsa 681 persona të tjerë janë diagnostikuar me COVID-19, duke e çuar totalin e pandemisë në 2,018 viktima dhe 34,974 raste aktive.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta