Del sërish pozitiv me COVID-19 3 muaj pas shërimit një pacient në Kosovë
Një qytetar nga Prishtina që kishte kaluar coronavirusin 3 muaj më parë, është infektuar sërish nga virusi. Pacienti i quajtur Petrit Bylykbashi ishte nga të parët të persona që doli publikisht për të treguar se ishte infektuar me Covid-19. Ai u shërua por sot ka njoftuar se pas tre muajve përsëri ka dal pozitiv duke shtuar se virusi është më agresiv.
“Mbas 4 ditëve të rishfaqjes se simptomave dhe një konsulte të gjendjes disa orëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid-19, fatkeqësisht rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë me agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri.
Te jem real, duke qen i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infektuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi rikthehet”, ka shkruar ai në Facebook.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta