Në vrap për një jetë më shumë|Kapacitetet e tejmbushura në RMV, mjekët garë me kohën

19 Nëntor 2020 | 06:27

Bluzat e bardha si asnjëherë më parë, shihen në lëvizje në thuajse çdo klinikë brenda spitaleve shtetërore të Maqedonisë së Veriut. Në vrap për të arritur tek ndonjë pacient në nevojë, apo duke informuar ndonjë familjar për gjendjen e të afërmit…Gjithçka duket e bardhë, përveç virusit që çdo ditë po merr jetë të shumta dhe po shtron në spitale gjithandej Maqedonisë së Veriut qindra njerëz.

 “Përveç klinikës së infektologjisë, që është e mbushur edhe me strukturën shtesë të ngritur special për shtrimin e pacientëve me Covid 19, edhe klinika të tjera në kuadër të spitalit shtetëror po përshtaten për të pranuar pacientët e infektuar me Covid 19”, raporton gazetari Benjamin Arifi.

Drejtori i spitalit “8 shtatori”, Hristijan Kostov, spital i cili që prej fillimit të pandemisë pranoi pacientë me Covid paralelisht me spitalin për sëmundje infektive, thotë se po e bëjnë të pamundur për të shpëtuar një jetë më shumë, por se virusi ka shumë të panjohura dhe ndonjëherë është më i shpejtë se mjekët dhe ilaçet dhe se në spitalin që drejton zakonisht vijnë rastet më të rënda.

 “Nga fillimi i pandemisë kemi pas rreth 3 mijë persona të shtrirë në spital. Shumica prej tyre u lëshuan të shëruar nga spitali por një numër i vogël edhe përfunduan tragjikisht, varësisht prej gjendjes së tyre dhe sëmundjeve shoqëruese. E kemi po të njëjtin personel që prej fillimit të pandemisë, për tetë muaj. Punojnë vazhdimisht me turne. Pacientët janë zakonisht në gjende të rëndë. Te ne kemi repart për mjekim intensiv të të sëmurëve me Covid, ato janë pacientë me gjendje të rëndë të cilëve u duhet frymëmarrje artificiale. Thuajse 90 përqind e pacientëve që i pranojmë kanë nevojë për oksigjen. Sigurisht që personeli është i lodhur por kemi një sistem rotacioni me të gjithë qendrat mjekësore të shtetit”, shprehet Hristijan Kostov, drejtor i spitalit “8 shtatori”.

Kapacitetet janë mbushur, dhe mjekë e infermierë ka pak. Çdo mjek e pacientë është në garë me sëmundjen e cila po vret në heshtje. 

 “Mund të them gjatë muajit të fundit ato 80 shtretër që kemi për pacientët me Covid-19 vazhdimisht kanë qenë të mbushur. Dikush lëshohet nga spitali dhe ndërkohë vijnë të tjerët. Nëse në moment nuk kemi vend, pacienti të cilit i duhet kujdes nga spitali e dërgojmë në një spital tjetër. Planifikojmë të shtojmë edhe rreth 20 shtretër, që do të hyjnë në funksion gjatë kësaj jave. Kemi furnizim me oksigjen deri tek të gjithë pacientët” ”, u shpreh më tej Kostov.

Në Maqedoninë e Veriut shifrat e personave të infektuar në bazë ditore kalojnë atë një mijë, ndërsa edhe shifrat e të vdekurve janë vazhdimisht të larta. Për momentin nëpër spitalet gjithandej Maqedonisë së Veriut janë shtruar mbi 1300 persona, dhe kanë mbetur rreth 90 shtretër të lirë, por kjo shifër është e ndryshueshme vazhdimisht.

Lexoni gjithashtu: 

26 viktima në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, rastet e reja gati 1300

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026