COVID-19 ngjall pasiguri nëse do të luhet apo jo ndeshja Juventus-Napoli
Skuadra e Napolit nuk u nis për në Torino pasditen e së shtunës për të luajtur përballjen e së nesërmes me Juventusin, ndeshje kjo e vlefshme për javën e tretë të Serie-A.
Shkak për pengesën e skuadrës u bë fakti se dy lojtarë dhe një bashkëpunëtor i klubit rezultuan me koronavirus brenda pak kohe.
Futbollistët Elif Elmas dhe Piotr Zielinski, të cilët dolën pozitiv në testet për COVID-19, detyruan që e gjithë skuadra të vihej në karantinë dhe t’i nënshtrohej testeve, në pritje të rezultateve ata nuk mund të lëvizin ndaj autoritetet lokale ua kanë ndaluar skuadrës vijimin e aktiviteteve sportive.
The results of the last four tests have revealed that Elif Elmas has tested positive for Covid-19.
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) October 3, 2020
Ekipi i Napolit pritej të nisej në 19:45 të shtunën, por rrugës për në aeroportin e Capadochinos autoritetet i kanë njoftuar ndalimin për të udhëtuar drejt Torinos.
Federata Italiane e Futbollit hezitoi të komentonte rreth situatës, ndërkohë që me shumë gjasa ndeshja pritet të shtyhet.
Nga ana e Juventusit ndërkohë, sot pati gjithashtu raste të konfirmuara me COVID-19, por në radhët e zyrtarëve të klubit. Kjo sidoqoftë detyroi skuadrën që të vihej në karantinë.
Mirëpo paqartësi u krijuan pasi klubi bardhezi njoftoi në Twitter se “sipas kalendarit të Serie-A”, skuadra e saj “do të dalë në fushë të dielën”.
Juventus Football Club announces that the First Team will take to the field for the Juventus – Napoli match tomorrow at 20:45, as foreseen by the Serie A League calendar.
— JuventusFC (@juventusfcen) October 3, 2020
Lexoni gjithashtu:
Juventusi në karantinë, dy zyrtarë të klubit të infektuar nga koronavirusi
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta