COVID-19 nuk ndal turizmin në Korçë, mijëra qytetarë vizitojnë Dardhën dhe Voskopojën

6 Janar 2021 | 07:00

As pandemia e COVID-19 nuk i ka ndaluar turistët të vizitojnë qytetin e Korçës në këtë fillim viti.

Mijëra vizitorë kanë pushtuar qytetin e fshatrat turistike, kryesisht Dardhën dhe Voskopojën.

Qetësia, shtëpitë karakteristike prej guri, rrugicat me kalldrëm, likeri dhe rakia e njohur sjellin qetësinë për vizitorët, pas një viti të vështirë.

“Është hera e pare qe vij këtu, por është shume bukur, dhe jam shumë e kënaqur sepse me sollën miq që janë rritur këtu. Unë vij nga Shkodra dhe i falënderoj shumë fort nga zemra për mikpritjen tuaj”, u shpreh një turiste.

“Një fundjavë është një kënaqësi që të lëvizim dhe shijojmë  Dardhën. Këtë freskinë, magjepsem, Dardha është vendi me i bukur”, tha një tjetër zonjë.

“Unë nuk jetoj në Shqipëri dhe disa familjarët e miqtë e mi më kishin sugjeruar Dardhën. Siç ma kishin përshkruar edhe kur e eksplorova ishte e njëjta, e njëjta gjë dhe ishte një mrekulli. Ushqimi natyra, tradita, mikpritja dhe çdo gjë, dhe më në fund ishte dhe bora mbrëmë që ishte dhe qershia mbi torte. Ja u sugjeroj të tjerëve mos e humbin sepse ne kemi një reliev dhe një bukuri natyrore që nuk e ka asnjeri në bote”, tha një tjetër turiste.

Iliri, pronari i një bujtine në Dardhë, shprehet se 2020-ta ishte një vit i vështirte, por fatmirësisht turistët vendas kanë mbajtur gjallë biznesin.

“Ata që vijnë ndihen sikur janë të çlodhur, jashtë koronës, jashtë këtyre gjërave të tjera se këtu është ajri dhe oksigjeni shumë i mirë”, u shpreh Ilir Deli, pronar i Bujtina “Iliri”

“Ne nuk presim shumë të huaj, por kënaqemi dhe me vet shqiptarët, jemi të kënaqur. Durrësi, Tirana, Elbasani janë ata që na ka frekuentojnë e nuk na kanë lënë asnjëherë të mërzitemi”, tha ai.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Voskopojë. Kishat e vjetra, ushqimet tradicionale, historia e fshatit, relievi, mikpritja e banorëve e bëjnë fshatin të admirueshëm nga turistët.

“Ja sugjeroj të tjerëve, sepse është vend shumë i bukur, ka klimën shumë të mirë, mbi të gjitha ka njerëz shumë të kulturuar të dashur të gjithë. Takuam disa banore që ishin shumë të sjellshëm dhe na behet qejfi që është vend shume i bukur”, pohoi një turist.

Antoni Falo, pronar i njërit nga restoranteve në Voskopoje tregon specialitet që ofron për turistët.

“Ne zakonisht afrojmë gatime tradicionale të zonës, duke filluar që nga lakrori në saç. Mish i qengjit i pjekur, mishi i qengjit në bidon, petullat e fshira, turshitë, që i bëjmë vetë, 80-90 % që ofrojmë këtu i bëjmë ose i marrim në fshat”, tha ai.

Ky fshat turistik mund të përballojë deri në 700 persona në ditë, ndërkohë që përveç hoteleve është shtuar dhe turizmi familjar.

Lexoni gjithashtu:

Radhë të gjata automjetesh në aksin Boboshticë-Dardhë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026