COVID-19 shkakton uljen më të madhe të jetëgjatësisë që nga Lufta e Dytë Botërore
Që nga Lufta e Dytë Botërore, viti 2020 shënoi uljen më të madhe të jetëgjatësisë prej pandemisë COVID-19.
Sipas një studimi të publikuar të hënën nga Universiteti i Oksfordit jetëgjatësia e burrave amerikanë ka rënë me dy vjet.
Jetëgjatësia ra me më shumë se gjashtë muaj në krahasim me vitin 2019 në 22 nga 29 vendet e analizuara në studim, ku përfshihej Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kili.
Universiteti tha se shumica e reduktimeve të jetëgjatësisë në vende të ndryshme mund të lidhen me vdekjet nga COVID-19. Deri tani janë regjistruar gati 5 milionë vdekje, tregon një raport i Reuters.
Kishte rënie më të mëdha të jetëgjatësisë për burrat sesa gratë në shumicën e vendeve.
Në Shtetet e Bashkuara, rritja e vdekshmërisë ishte kryesisht midis atyre në moshë pune dhe atyre nën 60 vjeç, ndërsa në Evropë, vdekjet tek njerëzit mbi 60 vjeç kontribuan në mënyrë më të konsiderueshme në rritjen e vdekshmërisë.
Studiuesit bënë thirrje për më shumë vende, përfshirë kombet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për t’i vënë në dispozicion të dhënat e vdekshmërisë për studime të mëtejshme.
“Ne urgjentisht bëjmë thirrje për publikimin dhe disponueshmërinë e të dhënave më të ndara për të kuptuar më mirë ndikimet e pandemisë në nivel global,” – deklaruan ata.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta