COVID-19, trefishohen thirrjet për ndihmë nga viktimat e dhunës në familje
Telefonatat për ndihmë ndaj dhunës në familje, të bëra nga gra dhe vajza shqiptare që janë ndier të rrezikuara, kanë qenë tri herë më të larta gjatë periudhës së pandemisë (10 mars – 18 maj) se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri tregon se Linja Kombëtare për Gratë e Vajzat (116117) ka marrë rreth 2000 telefonata, 534 prej të cilave kanë marrë mbështetje nga organizatat e AWEN (Albanian Women Empowrement Network), nëpërmjet këshillimeve psikologjike e ligjore në distancë, si dhe me asistencë konkrete ligjore.
Rritjet më të larta kanë qenë në Dibër, me 125%; Elbasan, 100%; Shkodër, 76%; Pogradec 58% dhe Durrës 50%.
Sipas AWEN, kërkesat për ndihmë kanë të bëjnë kryesisht me hapat që mund të ndërmarrin nëse dhuna përsëritet apo shtohet gjatë izolimit; vërtetim i Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes dhe lëshim i Urdhrit të Mbrojtjes; zgjatje të Urdhrit të Mbrojtjes; denoncime të rasteve të dhunës; mbështetje psikologjike dhe këshillim lidhur me si ta mbajnë nën kontroll situatën; këshillim lidhur me shëndetin mendor të rënduar për shkak të izolimit dhe frikës për episode dhune, etj.
Shifrat nuk pasqyrojnë numrin e vërtetë të viktimave, pasi shumë prej tyre nuk kanë kërkuar ndihmë për arsye të ndryshme, që nga mungesa e informacionit, pamundësia për t’u shkëputur nga mbikëqyrja e dhunuesit, apo dhe mungesa e alternativave të strehimit.
Pavarësisht pandemisë, 10 organizatat e AWEN vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për viktimat e dhunës në familje jo vetëm nëpërmjet shërbimit telefonik, por edhe me ndihma konkrete, si paketa ushqimore për gratë që përballen edhe me vështirësi ekonomike pasi janë dhunuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta