COVID në Europë, mjekja Valbona Selimi tregon grupmoshën që po transmeton më tepër virusin

14 Tetor 2020 | 05:25

Valbona Selimi, mjeke pediatre që jeton dhe punon në Bruksel në një intervistë për Euronews Albania tha se situata në Bruksel dhe në vendet e tjera të Europës është serioze.

“Rregullat respektohen deri në një farë mase por shohim një rritje te grupmosha 20-59 vjeç”,- u shpreh mjekja teksa sqaroi se kjo grupmoshë është ajo që po e transmeton më tepër virusin për shkak të pakujdesisë.

Sa i përket menaxhimit të situatës mjekja Valbona Selimi tha se kanë filluar të vënë re manifestime të impaktit negativ të mbylljes kryesisht tek fëmijët. Ajo u shpreh se prioriteti i tyre kryesor edhe si shoqëri është që të kujdesen që shkollat, kopshtet dhe çerdhet të rrinë të hapura.

Së fundmi duke marrë parasysh se po futemi në sezon virozësh, Valbona Selimi tha se në Belgjikë  kanë nisur fushatat sensibilizuese sa i përket vaksinimit që prej mesit të tetorit dhe vazhdojnë ende.

Në Bruksel baret janë mbyllur sërish  në kuadër të masave që synojnë frenimin e valës së dytë të epidemisë së COVID.Sapo virusi të humbasë fuqi, këto masa do të hiqen menjëherë, por do të jetë çështje kohe përpara se të zbatohen sërish.

 

Lexoni gjithashtu: 

Mbyllja e bareve në BE, Belgjikë, prodhuesit e birrës kundër masave të qeverisë

Kufizimet anti-Covid, BE koordinon rregullat e lëvizjes së qytetarëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026