COVID nxit kreativitetin, nga Spanja në Itali, art me coronavirusin në kushtet e izolimit

18 Dhjetor 2020 | 07:25

Me pakëz kreativitet, maska e thjeshtë anti-COVID mund të kthehet në një dhuratë për Krishtlindje.

Në kushtet kur fundi i pandemisë është ende larg, pronarët e një dyqani në Spanjë janë besimplotë se biznesi i maskave do të funksionojë.

I ndodhur pranë monumentit Sagrada Familja, dyqani Urban Mask është hapur për të shitur vetëm maska.

“Kjo është stina e parë e Krishtlindjes që nga fillimi i pandemisë. Dhe për shkak se maskat janë me detyrim, ato mund të kthehen në një alternativë për dhuratë. Prandaj ne iu përshtatëm tregut dhe bëmë edicione speciale për maska që të mbahen gjatë kësaj periudhe,” – tha Ferran Asencio, shitës i UrbanMask.

Prej 2 muajsh, biznesi po shkëlqen.

Dyqani ofron 600 modele, me përmasa të ndryshme, nga 20 marka dhe ndjek një dizajn të posaçëm për festën e Krishtlindjes. Por maskat nuk janë i vetmi produkt kreativ që dalin nga pandemia.

Lorenzo Saa krijon një version të coronavirusit çdo ditë, që nga fillimi i izolimit në Britani, me ushqime, fruta dhe artikuj shtëpiakë.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë thjesht për krijimtari.

 “Mendoj se të kesh një projekt është çelësi i shëndetit mendor. Kjo më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt. Jam një njeri shumë social, ndaj duhet të bëj diçka që të më ndihmojë të largoj mendjen kur nuk jam i lidhur me persona të tjerë,” – u shpreh Ferran Asencio, shitës i UrbanMask

Ndërsa në Napoli, artisti i rrugës Angelo Capitano ka krijuar “koshat e solidaritetit”.

Çdo gjë, nga buka dhe bananet tek kutitë e qumështit dhe sardeleve, por edhe vakte të ngrohta nxirren në rrugë nga ballkoni, për të ndihmuar të varfrit të ushqehen gjatë periudhës së pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026