COVID19/ 660 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3424 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë, ndërkohë ka pasur 11 raste fatale duke e çuar numrin e vdekjeve në mbi 1200 persona.
Qytetarë që humbën jetën për shkak të COVID-19 janë 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani dhe një nga Durrësi, Kurbini dhe Puka, të moshave 44-84 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.
Kurse, një ditë më parë u kryen 1 281 ku rezultuan pozitivë vetëm 185 qytetarë duke shënuar kështu shifrën më të ulët që është evidentuar që prej 13 tetorit të vitit të kaluar.
Aktualisht në vendin tonë janë mbi 23 500 persona raste pozitive nga këta, gati 60% janë vetëm në Tiranë (13650 raste).
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cërrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,
COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)
Testime totale 272,807
Raste pozitive 60,283
Raste të shëruara 35,551
Raste Aktive 23,522
Humbje jete 1210
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13650
Fier 1687
Shkodër 1330
Durrës 1190
Vlorë 955
Lezhë 925
Korçë 917
Elbasan 876
Berat 735
Gjirokastër 472
Kukës 399
Dibër 386
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta