English

COVID19/ Një viktimë dhe mbi 170 raste në 24 orë në Kosovë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 174 raste të reja me COVID-19 dhe një rast vdekje.

- Advertisement -

Rastet e fundit janë identifikuar nga kryerja e 1 224 testeve prej të cilëve rezultojnë 174 raste pozitive. Ndërsa brenda 24 orëve janë raportuar 1 raste të vdekjes (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 51.502 raste nga 184.737 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.336 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 445 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41.852 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.314.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 80 raste, Mitrovicë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Gjilan 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Podujevë 7 raste, Suharekë 6 raste, Prizren 4 raste, Gjakovë 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Pejë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Skenderaj dhe Viti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?