Cristiano Ronaldo infektohet nga COVID-19
Federata Portugeze e Futbollit njoftoi të martën se futbollisti Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus dhe për këtë është vënë në izolim.
Në njoftimin për shtyp të Federatës u tha se ai “është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma”, ndërkohë që lojtarët e tjerë të përfaqësueses së drejtuar nga Fernando Santos “kanë rezultuar negativ”.
Portugalia luan të mërkurën përballë Suedisë, ndeshje e vlefshme për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve, ligë në të cilën portugezët janë kampionë në fuqi.
Të shtunën portugezët luajtën përballë Francës në një ndeshje që u mbyll pa gola.
Rreth 18 orë përpara njoftimit të lajmit, Ronaldo pati postuar në Twitter një foto ku shihej teksa darkonte me gjithë pjesën tjetër të skuadrës në një tavolinë ku askush nuk mbante distancim fizik nga njëri-tjetri.
Unidos dentro e fora do campo! ?????? #todosportugal pic.twitter.com/4bQSUIPm2m
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) October 12, 2020
Ronaldo, 35-vjeç, nuk konsiderohet në grup-moshën e rrezikuar nga koronavirusi, teksa pothuajse gjithë karrierës së tij është dalluar për faktin se gëzon fizik të fortë. Më parë në familjen e tij ka qenë infektuar e ëma.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta