Çuçi në fermën e manaferrave: Heqja e TVSH për imputet dhe ligji për produktet plehëruese dhanë efekt
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ishte në Krutje të Lushnjës ku vizitoi një fermë që kultivon manaferra, të cilat shiten kryesisht në tregun vendas.
Teksa bisedoi me fermerët, ministri tha se ligji i ri për produktet plehëruese, që rregullon importin dhe përdorimin e tyre, si dhe heqja e TVSH-së për imputet bujqësore, kanë dhënë efekt të madh tek fermerët në drejtim të uljes së kostos së prodhimit dhe rritjes së sigurisë ushqimore tek produktet bujqësore.
“Besoj se edhe zerimi i TVSH-së së imputeve ka dhënë një dorë për uljen e kostos së prodhimit. Gjithashtu ligji i ri për produktet plehëruese ka sjell disiplinimin e përdorimit të plehrave dhe nga fermerë të tjerë. Ndryshimi që ne bëmë për t’i certifikuar të gjithë sipas vendit të origjinës ka rezultuar shumë efikase për të rritur në finale sigurinë ushqimore për konsumatorët. Ka rritur gjurmueshmërinë dhe kontrollin”, tha ministri Çuçi.
Ligji për produktet plehëruese i miratuar në fillim të këtij viti synon gjithashtu edhe mbrojtjen e mjedisit nga përdorimi i produkteve plehëruese në bujqësi. Në vijim të vizitës tek ferma e manaferrave në Krutje, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përsëriti thirrjen për të aplikuar për të aplikuar për fondet e programit IPARD.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta