Dakar Rally, humb jetën pas aksidentit të rëndë motoçiklisti francez
Motoçiklisti Pierre Cherpin nuk ka mundur t’ia dalë mbanë nga aksidenti që pësoi një javë më parë në “Dakar Rally” duke u ndarë sot nga jeta.
Cherpin, 52 vjeç vdiq teksa po transportohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Francë, pasi shëndeti i tij qe përkeqësuar.
Ai pësoi lëndime të rënda gjatë etapës së shtatë të “Dakar Rally” pasi motori i tij u rrëzua teksa po lëvzite me 178 kilometra në orë. Aksidenti pati ndodhur të dielën në segmentin nga Ha’il në Sakaka të Emirateve, e konsideruar si një nga pjesët më të vështira në botë për të garuar.
Lajmin e vdekjes e ndau në një njoftim zyrtar vetë organizata e Rally.
PIERRE CHERPIN PASSED AWAY
During his transfer by medical plane, Pierre Cherpin died on Jan 14th from injuries caused by his fall during the 7th stage.
The Dakar caravan would like to extend its sincere condolences to his family, relatives & friends.https://t.co/ccJ4ctOU9D pic.twitter.com/zxQ9o49ENG
— DAKAR RALLY (@dakar) January 15, 2021
Kjo është humbja e parë e madhe e sportit të motoçiklizmit pas asaj të portugezit Paolo Goncalves vitin e shkuar.
“Jam amator, s’dua të fitoj, por thjesht të eksploroj dhe shijoj peizazhet që s’mund t’i qas kurrë nëse nuk garoj me motor, të jetosh pasionin tënd është emocionuese,” – qe shprehur në njëintervistë motoçiklisti francez përpara nisjes së këtij sezoni.
Cherpin po garonte sezonin e tij të katërt në “Dakar Rally”. Ai u gjet pa ndjenja pas aksidentit dhe u dërgua fillimisht në spitalin Sakaka, një qytet rreth 900 kilometra në veri të kryeqytetit të Emirateve, Riyadhit.
Pasi gjendja nuk paraqitej e mirë, mjekët vendosën ta transportonin në qytetin portual të Jeddas. Ai iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi kaloi në koma.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta