Dalja nga kriza energjetike, PD dhe PS debatojnë për planin buxhetor
Në komisionin e Ekonomisë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministrja e Financave Delina Ibrahimaj debatuan për planin për përballimin e krizës energjetike.
Deputetja Tabaku tha se buxheti 2022 e anashkalon këtë krizë dhe nuk jep argument për përballimin e saj. Ndërkohë, ministrja e Financave u përgjigj se buxheti do garantojë 8 miliardë lekë për situatën dhe do të mbulojë blerjen e energjisë në tregun e huaj.
Për deputeten Jorida Tabaku, Buxheti 2022 nuk jep zgjidhje për përballimin e krizës energjetike.
Në Komisionin e Ekonomisë, ajo i kërkoi ministres së Financave shpjegime për menaxhimin e emergjencës aktuale dhe pasojave që do të sjellë kjo krizë.
“Qeveria deklaroi që ka një krizë energjetike. Shqetësimi im është si reflektohet kjo në buxhetin e shtetit në drejtim të shpenzimeve, të mbështetjes. Thatë që do të ketë një garanci, unë nuk e shikoj në asnjë zë të buxhetit”, tha Tabaku.
Por, ministrja Delina Ibrahimaj tha se plani është hartuar tashmë dhe për sektorin janë dedikuar nga buxheti 8 miliardë lekë, ndërsa qeveria do të dalë garante edhe për blerjen e energjisë elektrike gjatë vitit 2022.
“Kërkesa është për 8 miliardë lekë dhe ne kemi parashikuar këtë shumë, në buxhet është e pasqyruar qartazi në tabelën fiskale. Çmimet e energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla dhe ne kemi parashikuar në bazë ta aktit normativ për buxhetin dhe buxhetin për vitin 2022 që të gjithë importet dhe vlera e kërkuar për importe do të mbulohet nga buxheti i shtetit”, tha ministrja.
Debate për shpenzimet buxhetore sollën edhe pagesat koncesionare, ku Partia Demokratike aludoi për një tarifë 4 euro që do të vendoset për kalimin e rrugës së Arbrit.
Kjo tarifë u mohua nga ministrja Ibrahimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta