Danimarka forcon ushtrinë me vajza
Shërbimi i detyruar ushtarak edhe për gratë, është ky propozimi më i ri në Danimarkë. Ky shtet është kritikuar gjerësisht nga aleatët perëndimorë për mangësitë e saj në mbrojtje.
Plani u zbulua nga ministri i mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri Jakob Ellemann-Jensen në një intervistë me mediat lokale.
Me rritjen e tensioneve në rajon që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë shkurtin e kaluar, vendi nordik dëshiron të rrisë përmasat e ushtrisë së tij. Ministrja tha se ndërkohë që përfshirja e grave në forcat e armatosura do ta ndihmojë vendin të përmbushë kërkesat e NATO-s, prania e tyre do të jetë gjithashtu “e dobishme” për ushtrinë.
Aktualisht, gratë daneze mund t’i bashkohen ushtrisë vullnetarisht, ndërsa burrat janë ligjërisht të detyruar të shërbejnë për një maksimum prej katër muajsh nëse thirren në një sistem lotarie.
Njoftimi u bë pasi Ministria e Mbrojtjes publikoi konkluzionet e një rishikimi dyvjeçar të NATO-s, i cili shprehte rezerva për dështimin e Danimarkës për të investuar në forcat e saj ushtarake sipas kërkesave gjeostrategjike.
Danimarka ka vendosur një objektiv ambicioz për një rritje prej 4.5 miliardë korona (659 milionë dollarë) në shpenzimet e mbrojtjes për të arritur 2% të prodhimit të brendshëm bruto deri në vitin 2030.
Sipas angazhimeve të saj ndaj NATO-s, Danimarka pritet të formojë një këmbësori elitare deri në vitin 2032. Në fillim të kësaj jave, Danimarka u zotua t’i dhurojë Ukrainës 19 sisteme të artilerisë së obusit Caesar të prodhimit francez, çka iu kërkua nga presidenti Zelensky.
LEXONI GJITHASHTU:
- Danimarka eliminon grabitjen e bankave
- Pastrim parash, banka më e madhe në Danimarkë gjobitet me 470 milionë euro
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën