Danimarka mund Çekinë dhe kalon në gjysmëfinale të Euro 2020

3 Korrik 2021 | 20:51

Kombëtarja e Danimarkës u kualifikua në gjysmëfinale të Euro 2020 pasi mposhti Republikën Çeke në shifrat 1-2.

Përballja nisi mjaft mirë për danezët, të cilët gjetën golin e parë në minutën e 5’ me Thomas Dalaney dhe kjo shtoi më tej besimin në kampin e “Vikingëve”.

Danezët vijuan sërish sulmet në drejtim të portës kundërshtare, ndërsa në minutën e 42’ futbollisti shtatlartë Kasper Dolberg shënoi golin e dytë.

Por çekët nuk u dorëzuan këtu. Në minutën e 49’ ishte Patrick Schick, i cili ngushtoi diferencën në 1-2.

Minutat e mbetura të sfidës prodhuan raste të shumta për të dyja ekipet, por aksionet e tyre nuk arritën t’i konkretizonin në portë.

Pa këtij triumfi, Kombëtarja e Danimarkës pret në gjysmëfinale ekipin fitues në përballjen e sotme mes Ukrainës dhe Anglisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026