Danimarka përforcon ushtrinë në Groenlandë, dërgon një kontingjent të madh ushtarakësh

19 Janar 2026 | 17:04

Danimarka përforcon praninë ushtarake në Groenlandë, dërgon një kontingjent të madh trupash

Një numër i madh ushtarakësh danezë pritet të mbërrijnë të hënën vonë në Kangerlussuaq, në Groenlandën perëndimore. Në Groenlandë pritet të mbërrijë gjithashtu edhe shefi i Komandës së Ushtrisë Daneze, Peter H. Boysen.

Sipas autoriteteve të larta ushtarake daneze, dislokimi i trupave është pjesë e përforcimit të pranisë ushtarake të Danimarkës në ishull, në një kohë kur rajoni i Arktikut po përballet me rritje të tensioneve gjeopolitike.

Komandanti i Komandës së Përbashkët Arktike të Danimarkës në Groenlandë, Soren Andersen, ka bërë të ditur se rreth 100 ushtarë danezë kanë mbërritur tashmë në kryeqytetin Nuuk, ndërsa pothuajse i njëjti numër ndodhet në Kangerlussuaq. Trupat do të marrin pjesë në stërvitjet e njohura si “Qëndrueshmëria Arktike”.

Më 14 janar, qeveria e Groenlandës dhe Ministria Daneze e Mbrojtjes njoftuan vendimin për të vijuar stërvitjet ushtarake daneze në Groenlandë, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s. Në kuadër të këtij angazhimi, Suedia, Norvegjia, Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda dhe Holanda kanë shprehur gjithashtu synimin për të dërguar trupa në ishull.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026