Danimarka po dërgon pajisje dhe këshilltarë për të forcuar gatishmërinë e Groenlandës

20 Janar 2026 | 14:50

Danimarka po dërgon më shumë pajisje dhe këshilltarë në Groenlandë për të forcuar gatishmërinë e saj për emergjenca, ndërsa ishulli i madh Arktik është qendër të vëmendjes pas thirrjeve të presidentit Donald Trump për ta aneksuar atë.

Ministria e Rezistencës dhe Gatishmërisë e Danimarkës njoftoi se autoritetet daneze po i japin Groenlandës këshilla mbi sigurimin e komunikimit dhe infrastrukturës kritike me kërkesë të qeverisë së territorit.

Gjithashtu, Danimarka po i ofron Groenlandës ekspertizë në komunikimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe specialistë të reagimit ndaj emergjencave dhe ndihmë në zbatimin e një sistemi paralajmërimi me bazë celulari.

Të hënën, trupa shtesë daneze mbërritën në Groenlandë. Një zëdhënës i ushtrisë daneze tha se do të ketë një rritje të konsiderueshme të numrit të trupave të stacionuara në ishull.

Më parë një kontingjent ushtarak francez prej 15 trupash mbërriti më 15 janar në kryeqytetin e Groenlandës, Nuuk. Disa shtete evropiane dërguan ushtarë në Groenlandë si pjesë e një të ashtuquajturi mision zbulimi.

Personeli përbëhej me trupa nga Gjermania, Suedia, Norvegjia, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar. Ky mision erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon të ushtrojë presion për marrjen e ishullit Arktik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026