Danimarka: Rutte nuk mund të negociojë për Groenlandën

22 Janar 2026 | 15:43

Qeveria daneze ka deklaruar se Mark Rutte “nuk mund të negociojë në emër të Danimarkës ose të Groenlandës”, në sfondin e “marrëveshjes kornizë” për ishullin Arktik të njoftuar pas takimit të Donald Trump me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dje. 

Konkretisht, kryeministrja daneze Mette Frederiksen përshëndeti progresin e arritur në lidhje me çështjen e Groenlandës, por theksoi se situata mbetet “e vështirë dhe serioze” .

“Vetëm Danimarka dhe Groenlanda mund të marrin vendime për çështjet që i shqetësojnë ato. Ne mund të negociojmë të gjitha çështjet politike – sigurinë, investimet, ekonominë – por nuk mund të negociojmë sovranitetin tonë”, tha ajo. 

Me një ton të ngjashëm, ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, deklaroi se Rutte “nuk mund të negociojë një marrëveshje” në emër të Danimarkës ose Groenlandës.

Megjithatë, ai shtoi se sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake po punon “me përkushtim për të ruajtur unitetin brenda NATO-s” dhe është “shumë pozitive” që aleanca dëshiron të bëjë më shumë për të forcuar sigurinë në Arktik. “Ne jemi në një pozicion shumë më të mirë sot sesa ishim dje”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026