Tre të vrarë nga të shtënat me armë në qendrën tregtare në Danimarkë

4 Korrik 2022 | 07:38

Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur të tjerë, tre prej tyre në gjendje kritike, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Danimarkës, thotë policia.

Një 22-vjeçar danez është arrestuar dhe akuzohet për sulmin. Policia thotë se motivi mbetet i paqartë, por nuk mund të përjashtohet një akt terrorist.

“Papritmas dëgjuam të shtëna. Mendoj se dëgjova dhjetë të shtëna dhe më pas vrapuam nëpër qendrën tregtare dhe përfunduam në një tualet, u grumbulluam në një tualet të vogël, ishim 11 persona. Ishte vërtet nxehtë dhe ne prisnim, ishim vërtet të frikësuar. Ka qenë një përvojë e tmerrshme”, shprehet Isabela

Qindra të rinj ndodheshin në atë në zonë për një koncert të këngëtarit britanik Harry Styles

“Ishte e tmerrshme. Ju mund të pyesni se si një person mund t’ia bëjë këtë një qenieje tjetër njerëzore”, u shpreh Hans, i cili kishte çuar dy vajzat e tij në koncert.

Kryeministrja Mette Frederiksen u bëri thirrje danezëve të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.

Të shtënat vijnë pak më shumë se një javë pasi një person i armatosur hapi zjarr jashtë një bari ku qëndronin persona të  komunitetit LGBT në Oslo në Norvegjinë fqinje, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 21 të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026