Dashuria për Clintonin në Kosovë, çdo fundvit dhurata për ish-presidentin
Kanë kaluar 21 vite që nga lufta e Kosovës.
21 vite pas luftës, shqiptarët e Kosovës nuk e harrojnë Bill Clintonin. Çdo fundivit ata i çojnë dhurata ish-presidentin amerikan, në respekt të mbështetjes që ai i ka dhënë Kosovës në periudhën e luftës.
Një dhuratë e tillë iu nis edhe sot.
Në prag të festave të fundvitit, Rilind Morina nga Suhareka, ka vendosur t’i dërgojë dhuratë dikujt që e ka shumë përzemër.
Ishte 9 vjeç kur ishte lufta në Kosovë, por e mban mend mirë se ishte presidenti amerikan, Bill Clinton, që ndihmoi në çlirimin e Kosovës.
“Shpresoj që ky punim të dorëzohet në vendin e duhur dhe për mua mjafton që ky portret të përfaqësojë jo vetëm veten time, por të gjithë shqiptarët e Kosovës që i jemi mirënjohës për kontributin e tij gjatë luftës dhe çlirimin e vendit tonë,” – tha piktori Morina që mbante portretin e Clintonit në dorë.
Në kthim, 30 vjeçari nuk pret shumë nga Clinton, por do të mjaftonte për të një falënderim.
Ai që e mori përsipër që ky portret të mbërrijë në adresën e duhur, është Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”. Ai tha se nuk është hera e parë që Clintonit i dërgohen dhurata e nëpërmjet tij dhe falënderohet një shtet i tërë.
“Nuk është hera e parë që kemi dorëzuar materiale të tilla edhe ia kemi dorëzuar personalisht. Ato mund të shihen edhe në website ku duket presidenti Clinton me shumë materiale që ia kam dorëzuar gjatë vizitës së fundit që ishte në Prishtinë,” – tha Rexhepi.
Javë më parë, presidenti i zgjedhur, Joe Biden, i ka dërguar letër falënderimi kryetarit të kësaj shoqate për angazhimin pro amerikan.
Ndërkohë, mirënjohja e kosovarëve ndaj SHBA-së, mund të shihet në çdo pjesë të vendit, ku simbolet amerikane janë thuajse në çdo vend.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta