Data e zgjedhjeve në Kosovë, presidentja Osmani mbledh sot krerët e partive

13 Shtator 2021 | 09:51

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar sot ne orën 17:00 përfaqësuesit e partive parlamentare lidhur me rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale.

Për kreun e LDK Lumir Abdixhiku, rekomandimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike është dhënë me porosi dhe për interesa të pushtetit.

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka thënë se tentativa për shtyrje të zgjedhjeve është ikje nga përgjegjësia përballë qytetarëve.

Haradinaj ka shkruar se 17 tetori duhet të jetë dita e vlerësimit për ta.

Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, ndonëse nuk kanë treguar se çfarë qëndrimi do të kenë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se qëndrimet dhe propozimet e PDK, kryetari Memli Krasniqi do t’i shfaqë në takim.

Ideja për shtyrjen e zgjedhjeve mbështetet nga VV. Vete kryetari i parlamentit Glauk Konjufca e propozoi një ide të tillë pak ditë më parë.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka rikujtuar disa argumente të parashtruara nga VV-ja pranë Gjykatës Kushtetuese, kur Presidenti Thaçi kishte shtyrë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës për shkak të pandemisë. Ndër argumentet ai nënvizon

“Presidenti nuk ka autoritet që të vendosë për shtyrjen e zgjedhjeve komunale për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19. Shtyrja e zgjedhjeve privon qytetarët nga e drejta e tyre kushtetuese, sipas nenit 45, për t’u zgjedhur apo për të zgjedhur një nga kandidatët e certifikuar nga KQZ-ja”, tha ai.

Lidhur me këtë takim, partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Kosova ka mbajtur zgjedhje me 14 shkurt të këtij vitit kohe kur vendi po kalonte një situatë të rënduar nga COVID-19

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026