Data e zgjedhjeve, Osmani sot takime me Kurtin, Mustafën dhe Haradinajn

22 Dhjetor 2020 | 10:27

Ushtruesja e detyrës së Presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani, nis këtë të martë takimet me liderët e partive politike për t’u konsultuar rreth mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Bekim Kupina, këshilltar për media i Ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, e konfirmoi për Euronews Albania se Presidentja në detyrë, në orën 13:00 pret në takim, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Në orën 14:00, Osmani pret në Presidencë, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe në orën 15:00, ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ndërsa në orën 16:00, tek Osmani do ta shkojë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Et’hem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Pas vendimit, zyrtarisht Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Lexoni gjithashtu:

Ambasada amerikane në Kosovë thirrje partive politike: Respektoni vendimin e ‘Kushtetueses’, zgjedhje të lira dhe paqësore

Kosova shkon në zgjedhje të reja, Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026