David Beckham në gjëndje të rënduar psikologjike, mediat: Qan për çdo gjë, arsyeja përçarja me djalin

27 Mars 2026 | 17:35

Në një gjendje të rënduar psikologjike raportohet se ndodhet David Beckham, i cili po përballet me presion të fortë emocional për shkak të përçarjes me djalin e tij, Brooklyn Beckham, duke arritur deri aty sa të shpërthejë në lot edhe për gjëra të vogla.

Sipas burimeve të RadarOnline, ish-futbollisti nuk mund të ndalojë së qari edhe për arsyet më të vogla, ndërsa e gjithë familja është ndikuar nga kjo situatë.

Kjo u vu re edhe nga shumë të pranishëm në koncertin e Cruz Beckham me grupin e tij, kur ai interpretoi këngën “Loneliest Boy”, një këngë që besohet se i referohet Brooklyn-it.

Dëshmitarë okularë përshkruan për Radar Online momentin kur Cruz Beckham u emocionua në skenë dhe mezi arriti të përmbante lotët, ndërsa Victoria Beckham nxitoi ta përqafonte.

“Atmosfera ndryshoi menjëherë. Ishte sikur koha u ndal. Nuk ishte thjesht një performancë live, por diçka shumë personale”, u shprehën ata.

Burimet këmbëngulin se situata është veçanërisht e vështirë për David Beckham: “Ai është i shkatërruar. Gjithçka që ka ndodhur ka dalë në sipërfaqe”, theksojnë.

Ndërkohë, edhe Victoria Beckham thuhet se po kalon një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ruajë ekuilibrin brenda familjes, me David-in që, sipas të njëjtave burime, e ka më të vështirë se të gjithë për ta përballuar këtë situatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse që goditën disa rajone të Ukrainës,...
22:30 | 01/07/2026

Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz

Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa...
22:28 | 01/07/2026

SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një kompleksi të ri të ambasadës në Jerusalem, një veprim që autoritetet izraelite e cilësuan...
22:28 | 01/07/2026