Debat i fortë mes Ballukut dhe Sejaminit për naftëtarët e Ballshit
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe gazetari, Neritan Sejamini kanë debatuar ashpër për problemin e rafinerisë së Ballshit. Ministrja deklaroi në studion “Ilva Now” se janë pranë zgjidhjes së problemit për t’i dhënë fund grevës por foli për vështirësitë për të ndërhyrë pasi bëhet fjalë për një biznes privat.
“Qeveria nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje pasi rafineria është një entitet privat. Jemi shumë afër zgjidhjes dhe shpresoj që kjo të ndodhi sa më shpejt. Nuk kam nevojë që të shkoj të bëj shou, besoj se thirrja e kryeministri është e mjaftueshme që të ulemi të gjejmë një zgjidhje pavarësisht se nuk është në përgjegjësinë tonë”, tha ajo.
Por gazetari Neritan Sejamini u shpreh se, naftëtarët e Ballshit janë viktima të keq menaxhimit të rafinerisë, abuzime të cilat qeveria nuk i ka hetuar.
“Kanë lënë borxhe kudo, ajo rafineri përdoret vetëm për skema grabitqare. Duhen hetuar të gjitha abuzimet me ARMO-n. Qeveria ka në dorë ta hetojë dhe rikuperoi paratë”, tha ai duke propozuar dhe mbylljen e rafinerisë si zgjidhje.
“Mund të ketë shumë biznesmenë që jetojnë sot në luks nga paratë e rafinerisë ndërkohë që punonjësit vuajnë për bukën e gojës. Vetëm me standardet mjedisore ju e mbyllni dhe nuk hapet më kurrë.
Ministrja u përgjigj se me mbylljen nuk i jepet zgjidhje 800 naftëtarëve prandaj po kërkohet një zgjidhje afatgjatë. Për ministren zanafilla e abuzimit është privatizimi i ARMO-s në vitin 2008.
“Ju keni futur në burg persona që kanë vjedhur energjinë elektrike, ka pasur fatkeqe kur kanë vrarë veten, ndërkohë mbani hapur një rafineri që ka miliona euro borxhe”, tha Sejamini.
“Qëndron e hapur vetëm për hir të 800 punonjësve, për t’i dhënë një zgjidhje permanente”, përfundoi ministrja.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:30 “Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 08:28 “29 terroristë të vrarë”, Pakistani njofton operacione tokësore dhe sulme ajrore në Afganistan (VIDEO)
- 08:20 Franca kërkon taksa të reja nga BE për të financuar buxhetin prej 2 trilion eurosh
- 08:18 1300 të vdekur nga vapa ekstreme, kreu i OBSH-së: Evropa po ngrohet dy herë më shpejt se mesatarja globale
- 08:15 Bie në greminë teksa mblidhte çaj mali, 31-vjeçari transportohet drejt Traumës
- 08:13 Koreja e Jugut lançon planin masiv të investimeve në inteligjencën artificiale