Debate për përfaqësuesen e Spanjës në Eurovision
Publiku dhe juria janë përplasur për përfaqësuesen e Spanjës në Eurovision.
Gjithçka nisi në Benidorm Fest ku këngëtarja Chanel fitoi me këngën “SloMo”.
Zgjedhjet u bënë nga dy sisteme të votës popullore, përkatësisht votimi televotues dhe votimi demoskopik, së bashku me votën e një jurie teknike prej 5 personash.
Edhe pse vota popullore shkoi për një grup muzikor me këngën “Terra”, juria i dha pikën më të lartë spanjolles me origjinë kubaneze. Kaq mjaftoi për ta caktuar atë si kandidaten zyrtare.
Chanel mori gjithsej 96 pikë ndërsa Tanxugueiras 90 pikë. Vendimi shkaktoi përplasje në rrjetet sociale, ku sipas disa denoncimeve një prej anëtarëve të jurisë, është në një lidhje të vjetër me këngëtaren.
Pavarësisht breshërisë së kritikave, Chanel Terrero mbetet e palëkundur dhe mirënjohëse. Ajo është plot shpresë se do të fitojë festivalin i cili këtë vit zhvillohet në Itali.
Shqipëria përfaqësohet nga Ronela Hajati me këngën “Sekret”.
LEXONI GJITHASHTU:
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij