Debati mbi ligjin e Policisë, e drejtë e mazhorancës apo bie ndesh me parimet kushtetuese?!
Vendimi i presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim të ndryshimeve në ligjin për policinë e shtetit ka rindezur debatin publik mbi kompetencat shtese që i jepen uniformave blu. Juristët janë të ndarë në opinione dhe kanë interpretime të ndryshme mbi qëllimin e ligjit dhe përputhshmërinë e tij me kushtetutën.
Ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit u rifomuluan nga varianti i fillestar, e megjithatë për juristen Joana Qeleshi ai mbart ende probleme me parimet kushtetuese.
“Problematika kushtetuese lidhet se pari me anashkalimin e dispozitave të Kodit të Procedurës Penale sa i përket kompetencave, që Policia e Shtetit mund të ketë në lidhje me gjurmimin apo terminologjinë që është munduar të përdorë ligji pa e përkufizuar tashmë, që në thelb është një përgjim ambiental, i cili tashmë mund të bëhet jo vetëm nga gradat si kryekomisar, por nga çdo polic dhe pa autorizimin e prokurorit”, tha ajo.
Por i një mendimi tjetër është juristi Sajmir Visha sipas të cilit veprimi i presidentit është politik pasi ligji nuk përben problem.
“Mbi 50 % e ligjeve të miratuara nga presidenti po kthehen nga pikëpamja politike me shumë se sa nga pikëpamja substanciale. Ligji është një ligj bashkëkohor, është detyrë dhe e drejtë e policisë të gjurmuar e kontrolluar çdo person që dyshohet për veprimtari keqbërëse”, tha Visha.
Në argumentet për kthimin ndryshimeve ligjore presidenti Meta rendiste edhe rrezikun e përdorimit politik të policisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
“Konkretisht ne ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktohet qartësisht se Policia e Shtetit do të veprojë në kuadër të zgjedhjeve në bazë të kodit dhe akteve normative të KQZ-së. Ndërkohë që ndryshimet në ligjin për policinë e zgjerojnë këtë kompetencë” , tha Joana Qeleshi.
“Nuk mendoj që institucioni i presidentit ngre dyshime për rolin e policisë në garantimin e zgjedhjeve të lira. Mendoj që është detyrë e policisë të garantojë të gjitha forcat qoftë të majta apo të djathta, që të kemi zgjedhje normale”, tha Visha.
Një nga pikat e akordit politik që u rrëzua nga Meta ishte rikthimi i uniformave blu jashtë ambienteve të qendrave të votimit me qëllim mbajtjen larg të atyre që opozita jo parlamentare i cilëson si personat që intimidojnë votuesit.
Lexoni gjithashtu:
Meta kthen për rishqyrtim ndryshimet e ligjit të policisë
SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme kundër qeverisë
Juristi Logu: Projektligji për policinë vë në diskutim qëllimin kryesor të reformës në drejtësi
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta