Debati televiziv në Francë| Përfaqësuesit e Le Pen dhe Macron përplasen për Ukrainën
Pak ditë para raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme në Francë, ku do të zgjidhen 577 ligjvënës, televizioni publik francez organizoi debatin politik me liderët kryesorë të partive.
Kryeministri Gabriel Attal nga partia në pushtet Rilindja, kryetari i Bashkimit Kombëtar Jordan Bardella dhe Oliver Faure që përfaqësonte koalicionin Fronti i Ri Popullor.
Politika e brendshme dhe siguria ishin në fokus të debatit, por çështja e Ukrainës dominoi.
Bardella tha se nuk do të lejojë që imperializmi rus të përthithë një shtet aleat si Ukraina, por përjashtoi dërgimin e trupave në front.
Qëndrimi im lidhur me këtë konflikt është shumë i thjeshtë. E kam shprehur gjatë fushatës europiane. Ai është për mbështetjen e Ukrainës dhe shmangien e përshkallëzimit me Rusinë, që është një fuqi bërthamore. Ndaj, nëse bëhem kryeministër nuk do të ketë ushtarë francezë në tokën ukrainase”, tha Bardella.
Kjo ishte një kritikë ndaj deklaratave të presidentit Emmanuel Macron në maj, kur tha se nuk e përjashtonte dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë.
Edhe Olivier Faure kundërshtoi deklaratat e Macron, duke thënë se as Ukraina nuk pret që francezët të luftojnë krah tyre.
“Ka vija të kuqe. Dërgimi i trupave tokësore është diçka që nuk pritet as nga Zelensky, as nga Ukrainasit. Është tërësisht e kotë. Dhe kur presidenti i Republikës e propozoi ai thjesht ia arriti që të përçante evropianët”, tha Faure.
Faure insistoi se koalicioni Fronti i Ri Popullor është kundër dërgimit të trupave, por jo kundër dërgimit të raketave me rreze të gjatë në Ukrainë. Por qasja e Macron u mbrojt nga kryeministri i tij Gabriel Attal.
“Kur ne luftojmë për Ukrainën luftojmë për të mbrojtur vlerat tona, lirinë e tyre, por edhe për jetën tonë të përditshme. Me deklaratën e tij presidenti thjesht u rikujtoi të tjerëve se përballë Vladimir Putin, që nuk njeh vija të kuqe, nëse ne nisim t’i vendosim vetes vija të tilla, atëherë nuk e ndihmojmë Ukrainën. Kjo është e gjitha”, tha Attal.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën nga presidenti Macron më 9 qershor, natën kur partia e tij Rilindja humbi ndjeshëm përballë ekstremistëve të djathtë në zgjedhjet euro-parlamentare.
Raundi i parë i votimeve mbahet më 30 qershor, ndërsa i dyti më 7 korrik.
LEXO GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit